Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend Albpetrol prodhoi 68.95 mijë tonë naftë në vitin 2023. Referuar statistikave të kompanisë, sasi e naftës së prodhuar rezulton më e ulët se në vitin 2022, kur u prodhua 70.5 mijë tone naftë. Gati gjysma e sasisë së naftës së prodhuar, ose 48 %, u sigurua nga vendburimi Gorisht-Kocul. Në këtë vendburim në 2023 u prodhuan 32.9 mijë tonë naftë. Sipas Albpetrol vendburimi ka gjithsej 284 puse vertikale ne inventar, prej të cilëve 142 puse janë aktiv për naftë e gaz. Vendburimi i Kuçovës është i dyti për nga pesha në prodhimin e vitit 2023 ku rezulton se janë 16.4 mijë tonë naftë. Kjo sasi përben 23.9 % të totalit. Vendburimi tjetër është ai Cakran-Mollaj me një prodhim prej 12 mijë tonësh në vitin 2023 ndërkohë që vendburimi i Patosit me 3.8 mijë tonë naftë. Nga Gorisht – Koculi, një vendburim nafte karbonatik, i cili ka gjithsej 284 puse vertikale në inventar, prej të cilëve 142 puse janë aktiv për naftë e gaz u prodhuan 3.3 mijë tonë naftë. nga vendburimi i Amonicës u prodhuan 3.3 mijë tonë naftë.