Vendi ynë MBETET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës. POR pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin shira të pakët në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të MBETEN të pandryshuara në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.