Wednesday, November 27, 2024
HomeAKTUALITETALB Moti 16 Gusht

ALB Moti 16 Gusht

Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash. Pritet që në orët vijuese gradualisht të kemi shtim të vranësira, ku në zonat veri-veriperëndimore do të jenë më të theksuara duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe herë pas here e fortë në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments