Zonat e mbrojtura në të gjithë vendin në këto ditë dimri janë kthyer në destinacionin e preferuar të pasionuarve pas ngjitjeve në male. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale një listë me informacione e këshilla për turistët që zgjedhin të shijojnë këto peziazhe. Kumbaro i bën apel turistëve të tregojnë kujdes në çdo hap që hedhin. “Në këto ditë të ftohta ku zonat më të bukura natyrore janë përfshirë nga ngricat dhe dëbora, stafi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në të 12 qarqet e vendit përveçse është çdo ditë në terren, ka përgatitur me kujdes një listë me informacione e këshilla që të pasionuarit pas natyrës duhet t’i kenë parasysh përpara se të udhëtojnë”, theksoi Kumbaro. Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri. Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin. atsh