AKZM, kalendar aktivitetesh dedikuar mjedisit

0
6

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hartuar një kalendar me aktivitete sensibilizuese dedikuar mjedisit dhe zonave të mbrojtura. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se në 9-vjetorin e krijimit të saj, AKZM organizon përgjatë 9 ditëve aktivitete kushtuar natyrës. “Në ditëlindjen e 9-të të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kremtojmë 9 ditë dedikuar mjedisit dhe zonave të mbrojtura bashkë me fëmijët, të rinjtë, specialistët e 12 administratave të zonave të mbrojtura dhe të gjithë dashamirësit e natyrës që dëshirojnë të bashkohen në mbjellje pemësh, zbulim shtigjesh, vrojtim shpendësh apo njohje me protokollet e zonave të mbrojtura”, u shpreh Kumbaro. Ministrja theksoi se “këto janë perlat e natyrës shqiptare, shtëpia e ekosistemeve unike dhe specieve të rralla për të cilën duhet të përkujdesemi të gjithë”.