Derisa një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë Evropën, kafshëve në kopshtin zoologjik ”Bioparco” në Romë u jepet akullore për t’i ndihmuar të përballojnë temperaturat e larta.

Punonjësit e kopshtit zoologjik po përdorin ushqime të ngrira dhe zona me hije për të ulur stresin dhe për të parandaluar mbinxehjen te banorët e kopshtit.

Motet ekstreme kanë ndikuar si tek njerëzit, ashtu edhe te kafshët në mbarë kontinentin evropian, me temperatura që kanë arritur nivele të rrezikshme në disa rajone.