Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se për periudhën 20-24 nëntor 2023, ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 12 kërkesa për pajisje me licencë. AKU njoftoi se nga këto kërkesa, ka miratuar 8 licencime dhe ka refuzuar 4 të tilla. Sipas AKU-së, arsyeja e refuzimit të licencimit ishte se nuk dispononte manualin e procedurave të vetëkontrollit sipas parimeve të HACCP-it. AKU tërheq vëmendjen e subjekteve që duan të licencohen si operatorë në sektorin ushqimor, për respektimin rigoroz të dokumentacionit në respektim të ligjit dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Në total për nëntor AKU ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 37 kërkesa për pajisje me licencë.
AKU shqyrton 12 kërkesa licencimi nga biznesi ushqimor
RELATED ARTICLES