Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte të qarkut të Vlorës, që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood. Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6 150 000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21 840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në të gjithë vendin, për garantimin e ushqimit të sigurtë për konsumatorin.https://ata.gov.al/2022/11/12/aku-mase-administrative-13-subjekteve-per-tregtim-te-ushqimit-te-pasigurte-ne-vlore/
AKU, masë administrative 13 subjekteve për tregtim të ushqimit të pasigurtë në Vlorë
RELATED ARTICLES