Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEAKU, masa administrative gjobë për produkte jashtë standardit për konsum

AKU, masa administrative gjobë për produkte jashtë standardit për konsum

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në shkallë vendi mbi 1766 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë periudhës 28 gusht-3 shtator. Sipas AKU-së, 1263 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 167 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 1 822.5 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum. Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 18 masën gjobë në vlerën 2 470 000 lekë, si dhe ka dhënë 67 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara. Gjithashtu AKU në pikën e kalimit kufitar, Morinë, ka marrë një masë administrative, për kthimin në vendin e origjinës të një ngarkese me 0.023 ton ushqime, që nuk dispononte dokumentacion të rregullt. AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të intensifikojë kontrollet me afrimin e sezonit veror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments