Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAKU kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa me produkte ushqimore

AKU kthen në vendin e origjinë dy ngarkesa me produkte ushqimore

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës 9-15 tetor ka kryer në shkallë vendi mbi 2138 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare ushqimore, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Sipas AKU-së, 1402 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 429 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë asgjësuar 35538 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë bllokuar 93 kg dhe 3.5 litra produkte të tjera për mungesë dokumentacioni.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 9 masa administrative gjobë në vlerën 950 mijë lekë, si dhe ka dhënë 104 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara.

Gjithashtu AKU ka marrë 2 masa administrative për kthim të produktit në vendin e origjinës. Konkretisht, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, AKU ka kthyer 3.6 kg produkte ushqimore referuar njoftimit të ardhur nga sistemit RAFFS dhe në portin e Durrësit ka kthyer një ngarkesë me 5272 kg prodhime deti, për arsye të prishjes së zinxhirit ftohës.

AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se vijon intensifikimi i kontrolleve në shkallë vendi në të gjitha subjektet tregtare ushqimore, magazina apo njësi të shërbimit ushqimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments