Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të këtij fillim viti, 1-7 janar 2024, ka kryer në shkallë vendi 561 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare ushqimore, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit. Sipas AKU-së, 511 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, ndërsa janë marrë 6 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë asgjësuar 34.7 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë bllokuar 32 ton produkte ushqimore dhe 108 litra pije të ndryshme jashtë standardit për konsum. Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 1 masë administrative për ndërprerje të aktivitetit, 5 masa administrative gjobë në vlerën 580 000 lekë, si dhe ka dhënë 11 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara. AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se vijon intensifikimi i kontrolleve në shkallë vendi në të gjitha subjektet tregtare ushqimore, magazina apo njësi të shërbimit ushqimor.
AKU: Gjobit 5 subjekte me vlerë 580 mijë lekë në javën e parë të 2024
RELATED ARTICLES