Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 33 inspektime dhe monitorime në Tiranë, në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të vezëve, të mishit të pulës, të mishit, në supermarkete dhe pastiçeri. Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 20 subjekte janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurtë, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kontraetiketës në gjuhën shqipe të produkteve ushqimore të importit, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, si dhe vezë të vendosura nëpër kuti pa logon dhe vulat përkatëse. Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 27 masa administrative me gjobë në vlerën e 2’450’000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 60.772 kokrra vezë, 30 kg mish në mungesë të vulave dhe certifikatave veterinare dhe 149 kg produkte të ndryshme ushqimore për mungesë etiketimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të qëndrojë pandërprerë në terren, edhe përgjatë festave të fundvitit, në garantim të sigurisë ushqimore për konsumatorët.https://ata.gov.al/2022/12/17/aku-gjobit-20-subjekte-per-tregtim-te-ushqimit-te-pasigurte/