Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me një program të posaçëm pune po monitoron në mënyrë të dedikuar subjektet tregtuese të produkteve të mbrojtjes së bimëve (pesticide, fungicide, etj.) dhe veprimtarinë në sektorin e duhan-cigareve. AKU njofton se, gjatë javës 10-16 nëntor të këtij viti, ka kryer 102 inspektime në subjektet e inputeve bujqësore dhe atyre që operojnë në sektorin e duhan-cigareve, nga këto 85% kontrolle kanë qenë mbi bazë risku dhe pjesa tjetër inspektime nëpërmjet denoncimeve. Sipas AKU-së, 100.2 kv produkt farë gruri varieteti, është bllokuar pasi ka rezultuar jokonform analizave të kryera. Gjithashtu AKU, ka vendosur 1 masë administrative gjobë me vlerë 200 000 lekë, pasi analizat e mostrave të marra kanë dalë nën normën e lejuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit monitoron tregun e përdorimit të inputeve bujqësore sipas praktikave europiane në drejtim të kontrollit, që garantojnë standarde të larta të sigurisë ushqimore në vend.
AKU bllokon rreth 100 kv farë gruri jokonform standardeve të cilësisë
RELATED ARTICLES