Tuesday, April 8, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIAKU bllokon 2.2 ton mish pule dhe gjobit subjektin

AKU bllokon 2.2 ton mish pule dhe gjobit subjektin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke i’u referuar denoncimit të ardhur nga media, ka reaguar menjëherë në kryerjen e kontrollit përmes strukturave të tij, në magazinën ku ushtrohej aktiviteti i “përpunimit dhe tregtimit të mishit” , në Tiranë. Gjatë kontrollit u evidentua se kjo magazinë e “përpunimit dhe tregtimit të mishit” ishte e padeklaruar dhe e paregjistruar në organet tatimore, ajo magazinonte dhe shpërndante produktin “mish pule”, në operatorë të biznesit ushqimor me aktivitet “Fast Food” dhe “Piceri” konkretisht në subjektet me iniciale “K”,”G”. Sipas njoftimit të AKU-së, transporti i produktit “mish pule” kryhej nga personi fizik me iniciale “B.H” në mungesë dokumentacioni bazuar legjislacionit në fuqi, për transportin e produkteve ushqimore. Për këtë shkelje ndaj personit u vendos masa administrative “Gjobë” në vlerën 300’000 lekë për mosplotësim të kushteve të transportit të produkteve ushqimore, si dhe u morën masa të mëtejshme në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese për bllokimin e aktivitetit. Sa i përket subjekteve të cilat furnizoheshin me produktin “mish pule”, është konstatuar mungesë gjurmueshmërie dhe etiketimi. Për tregtim të ushqimit të pasigurt, trupat inspektuese të AKU-së morën masat administrative përkatëse në vlerën 650’000 lekë dhe u krye bllokimi i menjëhershëm i rreth 60 kg mish pule nga ana e trupës inspektuese të AKU- së dhe rreth 2.2 tonë mish pule dhe produkte të tij nga institucionet e tjera ligjzbatuese me destinacion final asgjësimin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon median dhe fton konsumatorët të bëhen pjesë e bashkëpunimit në këtë sfidë që prek secilin prej nesh, sigurinë ushqimore.https://ata.gov.al/2022/11/05/aku-bllokon-2-2-ton-mish-pule-dhe-gjobit-subjektin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ