Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEAKU asgjëson 3.3 tonë produkte ushqimore

AKU asgjëson 3.3 tonë produkte ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si pjesë e taskforcës ndërinstitucionale për mbarëvajtjen e sezonit veror 2022, vijon kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendet. AKU njoftoi se për periudhën 1-12 gusht ka kryer 424 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 88 masa me paralajmërim, pjesa më e madhe e të cilave janë dhënë në qarkun Tiranë e Fier. Referuar planit të marrjes së mostrave, gjatë dy javëve të para të muajit gusht, janë kryer 199 analiza dhe janë marrë për ekzaminim 129 mostra të produkteve ushqimore në shkallë vendi. AKU njoftoi se nga kontrollet e kryera janë asgjësuar 3.3 tonë produkte ushqimore që kanë rezultuar jashtë kushteve për konsum.http://ata.gov.al/2022/08/16/aku-asgjeson-3-3-tone-produkte-ushqimore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments