Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEAKU-258 inspektime

AKU-258 inspektime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer në shkallë vendi 121 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare në 24 orët e fundit. Sipas AKU-së, 258 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 2 mostra për analiza laboratorike. Gjatë kontrolleve zyrtare në terren inspektorët e ushqimit kanë bllokuar 7428 kokrra vezë që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, si dhe ka marrë për kontroll 6 mostra produktesh (oriz, vaj, ujë mineral etj.) për të kryer analiza laboratorike. Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 1 masë administrative gjobë me vlerë 100 mijë lekë në një subjekt në Durrës, për shkelje në ligjin për etiketimin si dhe janë vendosur 21 masa administrative për shkelje të ndryshme në rregullat e sigurisë ushqimore.

https://ata.gov.al/2022/07/12/aku-258-inspektime-ne-pikat-e-kalimit-kufitar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments