Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAktori Bekim Fehmiu

Aktori Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 ndërroi jetë aktori që do të linte gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë e Ballkanit dhe më gjerë, Bekim Fehmiu. Sarajeva, ku familja e tij gjakovare vuajti internimin, do të ishte edhe vendi ku Fehmiu do të vinte në jetë. Familja e tij qëndroi me banim në Shkodër deri në vitin 1939. Pas pushtimit italian dhe bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë, u zhvendosën drejt Prizrenit. Gjatë viteve 1956-1960, Bekim Fehmiu studioi në Fakultetin e Artit Dramatik në Beograd. Spikati veçanërisht në filmin “Mbledhësit e puplave” dhe menjëherë ra në kontakt me shumë shtëpi filmike ndërkombëtare. Ka luajtur një sërë rolesh, duke interpretuar në shqip, në maqedonisht, në serbisht, në turqisht, në spanjisht, në frëngjisht, në anglisht dhe në italisht. Mishërimi mjeshtëror i personazheve prej tij, do të hasej dukshëm në realizimet “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vite të nxehta” dhe “Dezertori”. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të artit filmik, si: Ava Gardner, Robert Shoè, John Huston, Dirk Bogard, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Shqipërinë e vizitoi për herë të parë në vitin 1972, ndonëse nuk e fshehu kurrë dashurinë për vendin e origjinës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments