Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAktivitetet e “Wagner” kontrollohen sërish nga Rusia

Aktivitetet e “Wagner” kontrollohen sërish nga Rusia

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha aktivitetet e kompanisë ruse të sigurisë “Wagner” kontrollohen nga autoritetet ruse Duda, i .vizitoi Qendrën e Operacioneve Detare në qytetin port të Gdynia-s, që ndodhet në veri të vendit tha se ishte në dijeni të stërvitjes së zhvilluar nga Rusia në Detin Baltik dhe se kjo stërvitje u krye me 30 avionë, 30 anije dhe 6 mijë ushtarë rusë. Ai theksoi se situata në Detin Baltik po monitorohet vazhdimisht. “Ne e lidhim qartë këtë me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe aktivitetet e Moskës në kufijtë tanë lindorë”, u shpreh Duda. Presidenti polak tha se ata janë në dijeni të pranisë së “Wagner”-it në Bjellorusi, por nuk e shohin “Wagner”-in si një “grup mercenar privat”. “Ne nuk i konsiderojmë ata si një ushtri plotësisht private. Në fakt, nuk kam asnjë dyshim se aktivitetet e kryera nga ‘Wagner’-i kontrollohen nga autoritetet ruse”, tha Duda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments