Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAktivistët pro-palestinezë prostestojnë kundër konfliktit Izrael-Hamas

Aktivistët pro-palestinezë prostestojnë kundër konfliktit Izrael-Hamas

Një grup aktivistësh pro-palestinezë kanë organizuar një protestë në stacionin hekurudhor “Liverpool Street”, në Londër në shenjë proteste ndaj konfliktit Izrael-Hamas. Më shumë se 500 persona iu bashkuan sot protestës rreth orës 17:30 për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe dhënien fund të eksporteve të armëve në Izrael. Protesta u organizua nga grupi i veprimit të drejtpërdrejtë “Sisters Uncut”. Në demonstratë folën gjithashtu anëtarë nga grupe të tjera aktiviste, duke përfshirë Lëvizjen Rinore Palestineze dhe Rrjetin Ndërkombëtar Hebre Anti-Zionist. Një protestë tjetër u organizua gjithashtu të shtunën në stacionin hekurudhor “Waterloo” në Londër. Udhëheqësi laburist, Sir Keir Starmer u bëri thirrje të dyja palëve të bien dakord për një pauzë humanitare për të lejuar ndihmën dhe nxjerrë banorët jashtë zonës së luftës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments