Aktivistja per mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg dhe shumë bashkëpunëtorë të saj kanë protestuar jashtë hyrjeve të parlamentit suedez në thirrje të një drejtësie më të madhe klimatike. Grupi bllokoi sot disa hyrje të ndërtesës për të tërhequr vëmendjen ndaj krizave urgjente sociale dhe nevojës për ndryshim të menjëhershëm dhe të drejtë. “Ky akt shërben si një rezistencë ndaj vazhdimit të këtij sistemi vdekjeprurës, të padrejtë.
Më të pasurit konsumojnë sasi të mëdha burimesh, në kurriz të pjesëve të mëdha të popullsisë së botës që nuk i plotësojnë as nevojat e tyre themelore,” tha Thunberg në një postim në X, dikur Twitter. “Bota po ndryshon shpejt. Është një detyrë demokratike të përfshihemi aktivisht në formimin e drejtimit të atij ndryshimi. Ftojmë të gjithë ata që munden të bashkohen me ne”, shtoi ajo. Thunberg iu bashkua një grupi shkencëtarësh nga fusha të ndryshme të kërkimit dhe dhjetëra aktivistëve. Ata gjithashtu bënë thirrje për zgjidhje strukturore për të kapërcyer krizat aktuale që kërcënojnë jetën e njerëzve.