Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAkti normativ: Shtyhet afati i kësteve të tatim fitimit për eksportuesit

Akti normativ: Shtyhet afati i kësteve të tatim fitimit për eksportuesit

Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisi shumë shpejt diskutimet mbi aktin noramtiv të propozuar nga qeveria, përmes së cilit synohet t’i vihet në ndihmë eskportuesve, që për shkak të rënies së euros në nivelet me të ulta historike, kanë pësuar humbje të paparashikuara në aktivitetin e tyre ekonomik. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas një sërë konsultimesh me grupet e interesit dhe sipërmarrës në fushën e eksporteve, konkludoi me një paketë ndihme ligjore, pjesë e të cilit është dhe akti normativ i miratuar pak më 7-qershor në qeveri dhe depozituar në Kuvendin e Shqipërisë më 22 qershor. Akti Normativ i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të bëhet pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese. Në përmbajtje të tij, akti normativ ka vetëm dy nene. Përmes aktit normativ, parashikohet që subjektet që ekportojnë mbi 70% të prodhimit të tyre, nuk do parapaguajnë këstet e tatim fitimit deri në mars të 2024-ës, dhe këtë pagesë mund ta bëjnë vetëm nëse dalin me fitim pasi të bëjnë bilancin e tyre vjetor. Konkretisht ligji për “Tatimin mbi të ardhurat”, parashikon që bilanci kontabël i kompanive,të dorëzohet brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Kësisoj, gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore këstet tremujore të tatimit mbi fitimin, brenda datës 30 mars, për muajt janar, shkurt dhe mars; brenda datës 30 qershor, për muajt prill, maj dhe qershor; brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht dhe shtator, dhe, brenda datës 30 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Në aktin normativ të miratuar nga qeveria, i cili ka dy nene, parashikohet që në nenin 1, tatimpaguesit, eksportues të mallrave në regjimin e përpunimit aktiv, të cilët në vitin 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, nuk do të paguajnë këstet që parapaguhen në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023. Në nenin 2, theksohet se ky akt normativ hynë në fuqi menjëherë. Në relacionin bashkangjitur aktit normativ, argumentohet edhe nevoja e këtij vendimi të qeverisë, që u vjen në ndihmë eksportuesve. Në relacion theksohet se, nga pikëpamja e të ardhurave në buxhetin e shtetit, kjo lehtësi tatimore nuk do të ketë efekte në terma afatmesmë. “Gjatë muajve të fundit, është vënë re një forcim i ndjeshëm i monedhës vendase ndaj monedhave të huaja, kryesisht euros. Nga një kurs mesatar këmbimi prej 118.9 lekësh/euro gjatë vitit 2022, kemi një kurs mesatar këmbimi 111.1 lekë/euro gjatë muajit maj 2023, pra një zhvlerësim me -6.6% të monedhës euro ndaj monedhës vendase nga krahasimi i këtyre periudhave. Në tabelën në vijim paraqitet trendi i normave të këmbimit si mesatare mujore për periudhën janar 2022 – 11 maj 2023”, lexohet në relacion, teksa është publikuar dhe grafiku i rënies së euros për periudhën janar 2022-maj 2023. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments