Aksioni i pastrimit të të rinjve u nda në rrjetet sociale edhe nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të të rinjve të Eko Mendjes, për ta bërë Shkodrën një qytet të pastër e modern.
Në Velipojë është bërë një ndryshim shumë i dukshëm sa i përket punës për lirimin e hapësirave publike dhe sistemimit estetik të zonës, si dhe mbajtjen pastër të saj.
Këto ndryshime kanë sjellë vitet e fundit një frekuentim të lartë të plazhit të Velipojës nga pushues vendas e të huaj.