Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAksion kundër piraterisë televizive

Aksion kundër piraterisë televizive

Shitja e pronës intelektuale pa të drejtën e autorit konsiderohet vepër penale që dënohet nga gjobë deri në burg. Megjithatë përtej kësaj, format e piraterisë televizive nuk mungojë, madje gjejnë mënyra të ndryshme për të shkelur ligjin, një fenomen që prek të gjithë botën. Në luftimin e piraterisë televizive, Europol ka zhvilluar një operacion ku janë bllokuar mbi 300 servera, ndërsa personat përgjegjës janë vënë në pranga. Ky operacion konsiderohet si më i madhi i zhvilluari nga Europol, ku pjesë e bashkëpunimit ka qenë edhe Shqipëria, ku janë bllokuar operatorët ilegalë që piraterojnë kanalet televizive. Në Shqipëri, Europol ka bashkëpunuar me institucionet AKEP dhe AMA, të cilët kanë dhënë informacione duke iu bashkuar operacionit për të goditur piraterinë televizive. Operacioni është shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kanalet e pirateruara janë mbyllur në mbrojtje të interesit publik. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments