Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEAksidentet rrugore u ulën me 7,9 %

Aksidentet rrugore u ulën me 7,9 %

Në muajin korrik numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në korrikun e vitit të 2021. INSTAT publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore, sipas të cilit numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,9 %. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 175 që ishte në muajin korrik 2021. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 6 persona, nga 13 persona të vdekur në korrik 2021. Aksidentet rrugore, në 87,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.https://ata.gov.al/2022/08/18/aksidentet-rrugore-u-ulen-me-79/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments