Ksamili është një prej qendrave më të rëndësishme turistike në jug të vendit me plazhe mahnitëse dhe gjire e shpellave karakteristike.
E gjithë qyteza dhe zonat përreth me atraksione të shumta turistike, vazhdojnë të tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj.
Në shërbim të turizmit është ndërtuar edhe bypass-i i Ksamilit, një vepër infrastrukturore që lehtëson lëvizjen në pikun e sezonit turistik për banorët dhe turistët e shumtë.
Rruga kryesore nga hyrja deri te dalja e Ksamilit është 2.2 kilometër e gjatë ku janë shtuar trotuaret me pllaka, ndriçimi dhe pjesa e gjelbërimit.
Krahas rrugës, në Ksamil ka vijuat puna edhe për ndërtimin e parkimeve publike, të cilat do të lehtësojnë këtë problematikë të theksuar gjatë kulmit të sezonit turistik.