Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bëri të ditur se, me hapjen e këtij aksi rrugor, ku ende do të kryhen punime për vendosjen e sinjalistikës, etj., bëhet e mundur shkurtimi me 15 minuta i distancës nga Klosi deri në Bulqizë. Sipas tij, pas përfundimit të punimeve distanca shkurtohet me 30 minuta. Afatet për përfundimin e Rrugës së Arbrit janë rishikuar disa herë për shkak të kompleksitetit që është hasur gjatë zbatimit të projektit, konkretisht në tunelin e Murrizit, duke e bërë këtë një ndër projektet inxhinierike më të vështira që ka pasur deri sot në Republikën e Shqipërisë.Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në segmentin rrugor Plani i Bardhë – Qafa e Buallit (Klos – Bulqizë), pjesë e Rrugës së Arbrit, ku ka nisur tashmë asfaltimi.
Aksi Plani i Bardhë–Qafa e Buallit,gati për 10 ditë
RELATED ARTICLES