Aksi Palasë–Dhërmi brenda pak ditësh do të jetë i hapur në të gjithë gjatësinë e tij për banorët e zonës dhe pushuesit gjatë sezonit turistik.
Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Është një rrugë e kategorisë C 2 me një reliev panoramik dhe gjithashtu ka dy vepra arti, urën në hyrje të Palasës dhe një urë të vogël afër kilometrit të dytë. atsh