Aksi Levan-Vlorë ka përfunduar dhe është rikthyer në funksion të udhëtarëve me standarde, sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.
Hapja e kësaj rruge për qarkullim i jep një frymëmarrje të madhe zonës nga Fieri e deri në Vlorë. Po ashtu, aksi i vjetër Levan-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës. Përfundimi i rikonstruksionit të rrugës së vjetër ka shkurtuar 5 km rrugë, duke hequr kthesat e rrezikshme. Aksi Levan-Vlorë është zgjeruar nga 6, në 8 metra dhe lidhet me bajpasin e Vlorës duke vijuar me rrugën Transballkanike, për të gjihë ata që duan të udhëtojnë në Vlorë apo jugun e vendit. Në kuadër të punimeve të realizuara është kryer rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave, duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore. Rruga e re ofron jo vetëm lehtësim të trafikut, komoditet udhëtimi, por edhe panoramë të mrekullueshme të natyrës që ofron jugu i Shqipërisë. atsh