Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën të ditur se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike. Në njoftimin për mediet, AKSHI sqaron se kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. AKSHI kërkon mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike. Në konferencën e përbashkët për shtyp një ditë më parë së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj informoi se mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale ku vetëm 4 ditë pas sulmit kibernetik, në një kohë rekord kjo krahasuar me vendet e tjera, e-Albania u kthye në funksion për 1118 nga 1225 shërbime elektronike. Karçanaj tha se pas 14 ditësh pune të pandërprerë, ekipi i AKSHI-t, i ekspertëve të kompanive lokale, i partnerëve tanë brenda dhe jashtë vendit, më në fund u bë e mundur që edhe administrata publike t’i rikthehet normalitetit dhe proceseve të punës hap pas hapi. Ajo theksoi se përgjigja e AKSHI-t në këtë betejë kibernetike ka qenë në dy fronte kryesore: rikuperimi i të gjitha sistemeve dhe infrastrukturave kritike qeveritare dhe paralelisht dhe izolimi i aktivitetit keqdashës.https://ata.gov.al/2022/07/30/akshi-operacion-mirembajtje-te-sistemeve-online-nga-ora-1400-deri-ne-oren-2359/
AKSHI: Operacion mirëmbajtje të sistemeve online nga ora 14:00 deri në orën 23:59
RELATED ARTICLES