Projekti “Masat e Përgjigjes së Shpejtë të Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut 2.0”, është një nismë e lançuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Akademia e e-Qeverisjes (eGA), në përgjigje të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë që prekën Ballkanin Perëndimor në vitin 2022. Projekti u zhvillua në vazhdën e përpjekjeve të ngjashme më parë.
Duke ofruar trajnime teknike dhe konsulencë përmes ekspertëve, projekti synon të forcojë rezistencën kibernetike të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përmirësuar aftësitë e tyre për t’iu përgjigjur me efektshmëri krizave kibernetike.
Në Shqipëri, projekti ka bashkëpunuar ngushtësisht me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (CESK) për të ngritur dhe për të zgjeruar kapacitetet operacionale të sigurisë kibernetike.
Të dyja institucionet luajnë një rol qendror në mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë, duke vepruar si qendra 24/7, ku profesionistët e sigurisë kibernetike monitorojnë, diktojnë, dhe iu përgjigjen vazhdimisht kërcënimeve në kohë reale.