Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.105 të vitit 2014 për barnat dhe shërbimin farmaceutik”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot pas mbledhjes së qeverisë se “nëpërmjet këtyre ndryshimeve dhe shtesave që ne sjellim përafrohemi më shumë me direktivën e Bashkimit Europian për sa i përket qoftë cilësisë edhe sigurisë së barnave që hyjnë, apo tregtohen apo edhe prodhohen në Republikën e Shqipërisë”. Manastirliu informoi se “kemi vendosur instrumente të reja të këtij ligji për të bërë të mundur që të kemi një akses më të madh në trajtimet terapeutike të barnave inovatore për të gjithë qytetarët shqiptarë”. “Duke vendosur një instrument të ri sikurse është instrumenti i marrëveshjeve të posaçme, do të garantohet kosto-efikasiteti i barnave, duke mundësuar që për barnat e mbrojtura nga patentat, të mund të ketë edhe marrëveshje të posaçme për të garantuar më shumë akses”, tha Manastirliu.http://ata.gov.al/2022/10/26/akses-me-i-madh-ne-trajtimet-terapeutike-te-barnave-inovatore/
Akses më i madh në trajtimet terapeutike të barnave inovatore
RELATED ARTICLES