Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njoftoi pasditen e së enjtes se situata e krijuar nga reshjet intensive në vend gjatë orëve të fundit po stabilizohet gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, pas qetësimit të reshjeve të shiut.
Megjithatë, strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës kanalizimet dhe Forcat e Armatosura vazhdojnë punën në terren për të parandaluar pasojat e mundshme nga reshjet e parashikuara në orët në vijim.
Sipas njoftimit të AKMC-së, monitorimi i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren kryhen me intensitet të lartë për të garantuar sigurinë e banorëve në zonat e prekura.





