Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEAKMC: Situata e normalizuar

AKMC: Situata e normalizuar

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, situata në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve paraqitet e normalizuar. Ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës. “Në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji në asnjë banesë. Si pasojë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke ulur numrin e evakuimeve. Ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa. Forcat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe të ndihmë të banorëve, duke shpërndarë edhe ndihma humanitare. Janë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë”, informon Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC. Aktualisht niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim. Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve. Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, punonjësit e pushteti vendor si dhe shërbimi mjekësor do të qëndrojnë në terren edhe përgjatë orëve në vijim për çdo nevojë të qytetarëve.https://ata.gov.al/2022/11/22/akmc-situata-nga-permbytjet-si-pasoje-e-reshjeve-e-normalizuar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ