Në kuadër të Programit Kombëtar të Trajnimeve për Mbrojtjen Civile, në qytetin e Vlorës u zhvillua një trajnim i strukturave vendore, me temë “Përdorimi i Bazës së të Dhënave të Humbjeve nga Fatkeqësitë”.
Trajnimi u organizua nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), me pjesëmarrjen e stafit të emergjencave civile nga bashkitë dhe prefekturat.
Qëllimi i tij ishte forcimi i kapaciteteve institucionale për mbledhjen, administrimin dhe analizimin e të dhënave mbi dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë, njoftoi sot AKMC.
Sipas AKMC, ky aktivitet është një hap konkret drejt zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe përmirësimit të sistemeve të reagimit dhe planifikimit në nivel vendor.