Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi sot se maturantët që po kryejnë testimin e informatizuar për Mjekësi të Përgjithshme kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin.
Në një postim në rrjetet sociale AKAP tha se “maturantët mund të paraqesin ankesën me shkrim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, brenda 1 (një) dite kalendarike nga shpallja e rezultatit të testimit të informatizuar”.
“QSHA-ja do të shqyrtojë ankesën dhe kthen përgjigje brenda 1 (një) dite nga paraqitja e ankesës”, tha AKAP.
Maturantët që kanë preferuar të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme nga sot kanë nisur t’i nënshtrohen testimit të informatizuar, që do të jetë deri më 22 gusht.
Këtë vit kanë aplikuar 1202 kandidatë kanë aplikuar, ndërkohë që do të përzgjidhen 436 studentë, pasi pjesa tjetër i përket kuotave të trevave.