Në simpoziumin për mjediset e mbrojtura marrin pjesë personalitete të njohura të shkencës, mes tyre dhe akademik Nazim Gruda, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Nazim Gruda është i njohur për kontributin e tij në hortikulturën e qëndrueshme dhe përmirësimin e cilësisë së perimeve.

Ishte ai që çeli ditën e parë të simpoziumit si folësi kryesor. Gruda prezantoi kërkimin shkencor “Nga serra në tryezë: Ndikimi i kushteve para vjeljes në cilësinë e perimeve në mjedise të mbrojtura”. Prezantimi i akad. Grudës ofron strategjitë më të fundit dhe zgjidhjet praktike për të përmirësuar cilësinë e perimeve në mjedise të mbrojtura.

Simpoziumi do të vijojë punimet me diskutime shkencore deri më 26 shtator 2024. Kjo veprimtari organizohet nga Universiteti Bujqësor i Athinës në Greqi dhe Shoqata Ndërkombëtare e Hortikulturës me qendër në Bruksel.