Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEAkademia e Sigurisë takime sensibilizuese në gjimnaze

Akademia e Sigurisë takime sensibilizuese në gjimnaze

Ministria e Brendshme njoftoi sot se çelja e aplikimeve për punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, çeli njëkohësisht dhe fushatën e strukturave të Akademisë së Sigurisë, në gjimnaze të ndryshme të vendit, për të sensibilizuar nxënësit që janë në prag të vendimmarrjes mbi profesionin e tyre, të bëhen pjesë e Kolegjit Profesional të Formimit Policor. Fushata sensibilizuese është me moton “Vajzat dhe djemtë më të mençur, në Policinë e gjeneratës së re”. “Takimet informuese, synojnë të motivojnë këtë grupmoshë për ta vlerësuar misionin e punonjësit të Policisë së Shtetit, si zgjedhje parësore për të ardhmen, e për t’i nxitur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme. Objektivat e takimeve janë: informimi i të rinjve mbi rëndësinë publike themelore që mbart të qenit pjesë e armatës së Policisë;nxitja e tyre për ta vlerësuar Policinë e Shtetit si zgjedhje profesionale e parë; prezantimi me kurrikulat dhe organigramën e Akademisë së Sigurisë; qartësimi i të rinjve mbi kriteret e pranimit dhe modalitetet e aplikimit për t’u bërë pjesë e kësaj akademie; informimi mbi ciklet e studimit dhe mbi lehtësitë e akomodimit, si dhe për çështje të tjera me interes për të rinjtë”, thuhet në njoftim. Policia e Shtetit rihapi aplikimet për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” në Kolegjin Profesional, në Akademinë e Sigurisë, me qëllim plotësimin e vendeve të lira në 9 drejtori vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments