Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimet në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se, pas analizës së tregut u konstatua se, çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë nga kompanitë që operojnë në treg, nuk janë të përafërta. “Komisioni i Konkurrencës mori në shqyrtim raportin e hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, DEVI 20 – GRUP SHPK, EQEREM-934 SHPK, FERRA & CO SHPK, GLOBCOM SHPK, KRIKET-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Në përfundim të analizës së çmimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit, rezultoi se, gjatë periudhës hetimore, rritja e çmimit të shitjes me shumicë e bërë prej ndërmarrjeve nën hetim ka reflektuar rritjen e çmimit mesatar të importit. Po ashtu, u konstatua se çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë nuk janë të përafërta për këto ndërmarrje”, thuhet në njoftimin e AK. Pas kësaj, Komisioni i Konkurrencës, vendosi mbylljen e hetimit të thelluar ndaj këtyre ndërmarrjeve. Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës shqyrtoi dhe raportin mbi hetimin paraprak në tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të betonit në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. “Nga analiza e çmimeve mesatare mujore të shitjeve me shumicë të produktit beton, në qarkun e Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit vërehet se çmimet e aplikuara nga ndërmarrjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe ritmi i ndryshimit të tyre është i ndryshëm, duke mos vërejtur shenja të caktimit të çmimeve apo koordinimit të tyre në ritmin e rritjes apo të zbritjes në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës””, bën të ditur AK. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, vendosi mbylljen e procedurës së hetimit të paraprak në tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të betonit në qarkun e Tiranës.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on