Shumë vjedhje janë regjistruar në avionin presidencial amerikan ”Air Force One”. Nga këllëfët e jastëkëve të dizajnuara deri te gotat dhe pjatat me buzë ari.
”Por, këto janë vetëm disa nga objektet që mungojnë nga avioni zyrtar i presidentit amerikan Joe Biden”, shkruan il messaggero.it. Pas këtyre anomalive vjen edhe reagimi i ekuipazhit të ”Air Force One”: ndaloni vjedhjen e suvenireve nga avioni zyrtar i presidentit amerikan, Joe Biden.
Jastëkët e markave, syzet dhe pjatat me buzë ari janë ndër objektet që mungojnë në kabinën e shtypit të avionit më të famshëm dhe më të sigurt në botë. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se heqja e sendeve nga avioni është e ndaluar