Kompania ajrore “Air Albania” ka nisur fluturimet e reja direkte midis Tiranës dhe Gjenevës, duke ofruar mundësi të reja udhëtimi mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Fluturimet për dhe nga Gjeneva do të kryhen tri herë në javë: të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Kjo linjë e re forcon më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, duke lehtësuar shkëmbimet turistike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve tona.
Për shqiptarët që jetojnë, studiojnë apo punojnë në Zvicër, për bizneset dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh midis dy vendeve, kjo është një mundësi më shumë për të lëvizur më shpejt dhe me më shumë lehtësi.