Nëntë nga 10 diagnoza të kancerit të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit, shkruan adnkronos.it.

Një ves i keq që po përhapet gjithnjë e më shumë, sidomos tek femrat, që korrespondon me një rritje progresive të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në këtë segment të popullsisë.

Sot 75-80% e rasteve diagnostikohen në një fazë të avancuar, çka nënkupton ulje të mundësive për shërim, kosto të larta në nivel individual dhe social dhe një ndikim të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e të gjithë shërbimeve sanitare.

Sipas Shoqatës Italiane e Onkologjisë (AIOM) vetëm rritja e çmimit të paketave të cigareve me 5 euro, mund të gjenerojë deri në 13,8 miliardë euro që do të ndahen menjëherë për financimin e Shërbimit Shëndetësor.

Vende si Franca kanë ndryshuar tashmë çmimin e shitjes, i cili sot është rreth 12 euro.

Kosto të larta ka vendosur edhe SHBA-ja, rreth 8 dollarë