Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me përfaqësuesit e International Finance Corporation (IFC), për të diskutuar mbi zhvillimin e parqeve eko-industriale në Shqipëri.
Ky model inovativ vendos vendin tonë në qendër të tranzicionit të gjelbër dhe nxit investime të reja në teknologji të pastër, energji të rinovueshme dhe industri të avancuara.
Sipas AIDA-s, bashkëpunimi përfaqëson një hap strategjik për modernizimin industrial dhe përmirësimin e klimës së investimeve, në përputhje me misionin për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.