Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të kompanive me kapital britanik, institucioneve shtetërore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Diskutimet u përqendruan në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në identifikimin e sfidave që hasin investitorët britanikë në tregun vendas.
Përfaqësuesit e kompanive ndanë përvojat e tyre mbi mjedisin e investimeve në Shqipëri, duke vlerësuar potencialin e lartë që ofron vendi, por edhe duke theksuar nevojën për përmirësimin e disa aspekteve që lidhen me procedurat administrative dhe qartësimit te kuadrit ligjor.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, theksoi se vëllimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe po rritet ndjeshëm, duke nxitur interes për investime të reja, veçanërisht në energjinë e rinovueshme, shëndetësi dhe transport.
Në fjalën e tij, Zv. Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, theksoi se përputhja graduale e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian nbetet një element kyç për forcimin e besimit të investitorëve të huaj.
Të pranishmit, e veçanërisht Julia Sutherland, av.ambasadore e Britanisë, shprehën vlerësimin për këtë nismë të AIDA-s duke përcjellë mirënjohje dhe mbështetje të plotë për nismat që synojnë forcimin e klimës së investimeve në Shqipëri.
Ky takim konfirmon vullnetin e përbashkët për të forcuar marrëdhëniet tregtare dhe investuese mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.





