Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me aktorët e turizmit nga sektori publik dhe privat, organizoi tryezën e diskutimi mbi sektorin e turizmit, duke u fokusuar në sezonin e fundit turistik. Të pranishëm ishin Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA-s, Ilva Gjuzi, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ermal Dredha, Kryetar i Bashkisë Vlorë, Elira Kokona, Drejtoreshë Ekzekutive e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Anuela Ristani, Zëvendës Kryetare e Bashkisë Tiranë, përfaqësues nga AKPA dhe përfaqësues nga Bashkia Shkodër dhe subjekte private që operojnë në fushën e turizmit.”, njofton AIDA
“Diskutimet u përqendruan në mundësitë dhe pengesat që përballet sektori, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve dhe biznesit për të promovuar turizmin në Shqipëri. Kjo tryezë shërbeu për përmirësim të mëtejshëm të Shqipërisë Turistike, me kontributin e të gjithë pjesëmarrësve dhe angazhimin e secilit për zhvillimin e turizmit në vend.”, përfundon njoftimi i AIDA.
Instituti i Statistikave, INSTAT publikoi sot raportin e lëvizjes së shtetasve sipas të cilit numri i të huajve që kanë vizituar vendin tonë përgjatë periudhës janar-shtator arriti 9 680 030 shtetas, ose 16.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë kur vendi ynë u vizitua nga 8 294 600 shtetas.