Microsoft do të shtoj një buton të dedikuar për AI në tastierat e Windows, ndryshimi i parë i rëndësishëm në gati 30 vjet. Shumë shpejtë kompjuterët e rinj të Microsoft Windows 11, duke përfshirë pajisjet e ardhshme Surface, do të shfaqin çelësin “Copilot”, një buton që tregon përdorimin e AI-së (Inteligjencën Artificiale). Butoni “Copilot” do të vendoset pranë butonit të hapësirës (space), duke zëvendësuar butonin e djathtë CTRL në disa kompjuterë, ndërsa në të tjerët do të zëvendësojë një buton menuje. Microsoft nuk ka thënë ende se cilët prodhues kompjuterësh po instalojnë butonin “Copilot” megjithëse tha se disa nga kompanitë pritet të zbulojnë modelet e tyre të reja në një shfaqje pajisjesh në Las Vegas.
“AI” në tastierën e kompjuterëve
RELATED ARTICLES