Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAgrumet, mbështetje nga IPARD II, për mekanikë bujqësore dhe teknologji

Agrumet, mbështetje nga IPARD II, për mekanikë bujqësore dhe teknologji

Edhe pse një vend i vogël Shqipëria renditet ndër prodhuesit kryesorë të agrumeve në Europë, ku niveli i prodhimit vitin e kaluar shënoi 55 118 tonë. Prodhimi i bollshëm dhe me cilësi favorizohet nga klima e përshtatshme mesdhetare, përdorimi i mekanikës së specializuar bujqësore, por dhe interesi i shtuar i fermerëve për t’i prodhuar dhe eksportuar agrumet drejt tregjeve me vlerë të lartë. AZHBR përmes programit IPARD II ka mbështetur kultivimin e agrumeve në vend, duke financuar fermerët në investimet për përmirësimin e mekanikës bujqësore në ferma, si edhe në krijimin dhe zgjerimin e pemëtoreve për mbjelljen e tyre. Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dhe Vlorës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments