Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEAgroturizmi nxit interesin për farat

Agroturizmi nxit interesin për farat

Zhvillimi i agroturizmit në vendin tonë falë politikave mbështetëse të qeverisë dhe pasionit për bujqësinë organike, po rrit interesin edhe për përdorimin e disa farave autoktone me origjinë të hershme. Sokrat Jani profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i angazhuar për gati 40 vjet në studime dhe kërkime intensive për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve gjenetike bimore autoktone shqiptare, shprehet se, “zhvillimi i agroturizmit po nxit përdorimin e farave të vjetra shqiptare”. “Shqipëria për shkak të klimës dhe kushteve gjeografike ka bankën e farave dhe fidanëve autoktone më të pasurën në Rajon me rreth 4500 kultivarë”, tha Jani. Profesori i Bujqësisë shpjegoi në një intervistë për mediet, se vit pas vit po rritet numri i personave që interesohen të kenë në kopshtet e tyre individuale ose në fermat e tyre të agroturizmit kultivarët e vjetër autoktonë të trevave shqiptare. Zhvillimi i tyre do të ishte një biznes në fitim në një kohë kur tregjet globale po orientohen gjithnjë e më shumë nga prodhime autoktone organike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments