Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAgropërpunimi, IPARD II 44.8 milionë

Agropërpunimi, IPARD II 44.8 milionë

Prodhimi dhe përpunimi i fruta-perimeve është një sektor i rëndësishëm i bujqësisë në vendin tonë. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes programit IPARD II ka mbështetur këto sipërmarrje, ku janë nënshkruar 282 kontrata, me vlerë granti 44.8 milionë euro. Investimet konsistojnë në pemëtore, serra, ferma të vogla, pika grumbullimi etj. Në sajë të kësaj mbështetje është bërë e mundur të ketë më shumë prodhim, rritje e sipërfaqes së të mbjellave, përmirësim i mekanikës bujqësore, pajisja me linja përpunimi, dhoma frigoriferike, linja standardizimi të produkteve, si edhe ato të paketimit. Përmes fondeve të Bashkimit Europian në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare , synohet zhvillimi i ekonomisë rurale në vend, arritja e standardeve Europiane të cilësisë dhe më shumë vende të reja pune në zonat rurale. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments