Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mbajti një takim informues në panairin Klik Ekspo Group me temën “Roli dhe kontributi i AIDA-s drejt tërheqjes së investimeve në agrikulturë”. Moti me klimë mesdhetare, shumica e ditëve me diell, mikroklima të përshtatshme për zhvillimin e disa kulturave bujqësore, kostot konkuruese, lokacioni gjeografik optimal, lehtësitë doganore, incentivat dhe taksat konkurruese krah lehtësisë që ofrojnë, dy aeroporte dhe 4 porte, e bëjnë Shqipërinë një vend të përshtatshëm për biznes, sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. përgjegjëse e sektorit të investimeve, parashtroi arsyet pse duhet investuar në Shqipëri, duke vënë në dukje klimën pozitive për investimet, trajtimin e barabartë, mospasjen e nevojës për autorizim paraprak, moslimitimin e përqindjes për kompanitë e huaja, mbrojtje e veçantë nga shteti, etj. “Ne si institucion promovojmë sektorë rë ndryshëm të ekonomisë, mes të cilëve është edhe sektori i bujqësisë. Jemi përpjekur të kontaktojmë edhe investitorë të huaj duke iu prezantuar Shqipërinë dhe potencialin që kemi. Te bujqësia kemi avantazhin e klimës, që mundëson të kemi prodhime bujqësore të shumta në sasi të madhe dhe cilësi shumë të mirë të produkteve. Ajo që synojmë edhe me fushatat tona, është që të mos kemi thjesht një sasi bruto të produkteve tona, por t’i bëjmë edhe një lloj përpunimi që të sjellim edhe një vlerë të shtuar në tregun shqiptar”, tha Zotaj. Ajo vërejti se sasinë e madhe të prodhimit dhe cilësinë e kemi parë sidomos te bimët mjekësore, pjesa më e madhe e të cilave eksportohet, gjë që është tregues edhe për cilësinë. Sa i takon peshës që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Shqipërisë, Zotaj theksoi se vlerat luhaten. “Ne jemi shpresëplotë që ndikimi i bujqësisë, jo vetëm në GDP, por edhe në vlerat e punësimit që vazhdojnë të jenë të larta me 34% të popullsisë të angazhuar në bujqësi, tregojnë një avantazh që Shqipëria ofron”, tha Zotaj.