Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAgjencia për menaxhimin e burimeve të rinovueshme

Agjencia për menaxhimin e burimeve të rinovueshme

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi deklaroi sot se është bërë një progres i madh në sektorin e energjisë elektrike, ndërsa u mor në kolaps në vitin 2013. Në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet pr/ligji “Për burimet e rinovueshme”, Shalsi tha se të gjitha grupet e interesit janë ftuar për të kontribuuar në hartimin e tij. “Nuk kishte asnjë koment kur pr/ligji doli për konsultim. Kjo tregon se dyert e ministrisë janë hapur për grupet e interesit”, tha Shalsi. Nga ana tjetër Shalsi informoi se strategjia e qeverisë synon që konsumi i energjisë nga burimet e rinovueshme të jetë në masën 54 %. “Objektiv në fund të vitit 2022 ishte arritja e nivelit 38 %, por në fakt jemi në shifrat 40 % të konsumit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Janë disa politika që e kanë futur në shtratin e zhvillimit këtë sektor”, u shpreh Shalsi. Shalsi vuri në dukje se do të ngrihet një agjenci që do të menaxhojë burimet e rinovueshme. “Një vendim i drejtë dhe i shumëpritur ishte edhe parashikimi për komensimin e diferencës së çmimit për energjinë që shitet më lirë se në bursë, kur ka pasur kontratë kontratë me një çmim dysheme”, deklaroi Shalsi. Shalsi vlerësoi sot kontributin e dhënë nga opozita për përmirësimin e Kodit Rrugor, i cili u miratua vetëm pak ditë në Kuvend. “Debati ka qenë profesional dhe ky lloj debate sjellë edhe përfitime për qytetarët”, tha ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ